SHBA-të kanë plane të mëdha për Ballkanin, Kosova pjesë e mbrojtjes raketore (Foto)

Aktuale

SHBA-të kanë plane të mëdha për Ballkanin, Kosova pjesë e mbrojtjes raketore (Foto)

Më: 30 maj 2016 Në ora: 10:54
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë plane të mëdha për Ballkanin, ka vlerësuar analisti politik rus dhe anëtari i Akademisë së Shkencave ruse Petr Iskenderov.

Në një deklaratë për Radio Sputnik, Iskenderov ka thënë se këto plane nuk përfshijnë vetëm praninë e politike, por edhe ushtarake në pjesë të caktuara të Ballkanit.

Iskenderov beson se Kosova do të bëhet pjesë e një mburoje raketore të cilën Amerika do ta vendosë në Evropë.

“NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duan të vënë Kosovën në qendër të planeve të saj politike dhe ushtarake, sidomos për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer në të cilën ndodhet ky territor”, ka thënë Iskenderov.

Image
Baza ushtarake amerikane Bondsteel në afërsi të Ferizajt – Kosovë

NATO kohët e fundit e ka pranuar si anëtar Malin e Zi, si anëtarja e 29-të e Aleancës, në një kohë kur aleanca është duke u bërë gjithnjë e më aktive në krahët e saj lindor dhe jugor, duke iu referuar një kërcënimi sipas tij jo-ekzistent të Rusisë si një nga arsyet, ka vlerësuar Iskenderov.

Sipas Sputnik, “NATO ka pranuar së fundmi anëtarësimin e Malit të Zi si anëtar 29-të të Aleancës, në një kohë kur aleanca po bëhet më aktive në pjesët e saj lindore dhe jugore, duke iu referuar një kërcënimi jo-ekzistent të Rusisë”, duke shtuar se “nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë planet e saja në Kosovë, kjo nuk duhet të jetë një surprizë”.

Nëse kjo ndodh, Kosova mund të bëhet një nga nyjet më të rëndësishme të mburojës raketore që Washington ndërton në Evropë, gjë të cilën në Moskë e konsiderojnë si një kërcënim për sigurinë.

Kohët e fundit, një sistem i mbrojtjes raketore është bërë operacional në Rumani, ndërsa në vitin 2018 e njëjta pjesë e mburojës raketore duhet të aktivizohet edhe në Poloni.

Kohët e fundit, një strukturë e sistemit të raketave amerikane të mbrojtjes në Rumani është bërë operacionale, ndërsa në vitin 2018 e njëjta pjesë e mburojës raketore duhet të aktivizohet në Poloni.

“Washington gjithashtu dëshiron që këtë zonë ta kthejë në trampolinë për të zhvilluar infrastrukturën e saj ushtarake në rajon. Për shembull, Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sistemin e saj të mbrojtjes së radarëve ose raketave atje”, ka shpjeguar më tej Iskendirov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat