Vlora Çitaku apo Enver Hoxhaj? Kë preferon Sami Lushtaku për kryetar të ri të PDK-së?

Aktuale

Vlora Çitaku apo Enver Hoxhaj? Kë preferon Sami Lushtaku për kryetar të ri të PDK-së?

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:11
Sami Lushatku

Njëri nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, Sami Lushtaku, ka folur për preferencat e tij për postin e kryetarit të PDK-së.

“Unë mendoj që Vlora Çitaku është një figurë e rëndësishme e politikës dhe e ka respektin e PDK-së”, tha fillimisht Lushtaku.

I pyetur së kë do ta mbështeste për kryetar të partisë, Enver Hoxhajn apo Vlora Çitakun, Lushtaku thotë se “pa hezitim” Vlora Çitakun.

“Për Vlora Çitakun dhe këtë të sigurt e ke. Ka treguar performancë shumë të mirë gjatë kohës sa ka qenë ambasadore. Unë e respektoj shumë Enver Hoxhajn, por unë mendoj që kish me qenë tepër interesant me pasë qenë Vlora”, tha Lushtaku në “Kallxo Pernime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat