Profesori i Parisit reagon pas dorëheqjes së Gent Cakajt, tregon planin e Baton Haxhiut lidhur me të në Kosovë

Aktuale

Profesori i Parisit reagon pas dorëheqjes së Gent Cakajt, tregon planin e Baton Haxhiut lidhur me të në Kosovë

Nga: G.B Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Nezir Kraki

Profesori i Parisit, Nezir Kraki, ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga posti i ministrit të jashtëm në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Cakaj ka dhënë dorëheqje nga një post që se ka pasur kurrë, përcjell Bota sot.

Kraki ka thënë se u mbyll për gaz siç kishte filluar cikli i dashurisë fiktive që Edi-Baton Rama e kishte për Kosovën.

Ai ka thënë se tani Batoni e nxjerr në shitje në Kosovë Cakajn, si shpëtues të njërës nga partitë bandë.

Postimi i tij i plotë:

Gent Cakaj paska dhënë dorëheqje nga posti që kurrë s’e ka pas.

U mbyll për gaz ashtu siç kishte fillu cikli dashnisë fiktive që Edi-Baton Rama e kishte për Kosovën. Ndërkohë, Shqipëria po e futet në vitin e saj të katërt pa ministër të punëve të jashtme, në kohën më kritike për integrimet.

Tash Batoni e qet n’shitje n’Kosovë si shpëtues të njërës nga partitë bandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat