KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë dhe veri të Mitrovicës

Aktuale

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë dhe veri të Mitrovicës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:09
KQZ

(E plotësuar 11:20) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut të mbajtura me 29 nëntor.

Në Komunën e Podujevës Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Shpejtim Bulliqi ka arritur të marr 18 mijë e 286 vota apo 51.9 përqind, e pasuar nga LDK me kandidatin Nexhmi Rudari ka marrë 12 mijë e 627 vota apo 35.8 përqind dhe PDK me kandidatin Naim Fetahu ka marrë 4 mijë e 341 vota apo 12.3 përqind.

Ndërsa, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Lista Serbe ka marrë 7 mijë e 916 vota apo 89.5 përqind, LVV me kandidatin Erden Atiq ka 351 vota apo 4.0 përqind, PDK me kandidatin Florent Azemi ka 318 vota apo 3.6 përqind, kandidati i pavarur Dusan Milunovic 256 vota apo 2.9 përqind

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se pas përfundimit të të gjitha procedurave KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

Daka: KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

“Pas përfundimit të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut të mbajtura me 29 nëntor 2020...Fillojmë me Komunën e Podujevës, PDK me kandidatin Naim Fetahu ka marrë 4 mijë e 341 vota apo 12.3 përqind, LDK me kandidatin Nexhmi Rudari ka marrë 12 mijë e 627 vota apo 35.8 përqind dhe LVV me kandidatin Shpejtim Bulliqi ka marrë 18 mijë e 286 vota apo 51.9 përqind. Sa i përket komunës së Mitrovicës së Veriut i kemi këto rezultate, LVV me kandidatin Erden Atiq ka 351 vota apo 4.0 përqind, kandidati i pavarur Dusan Milunovic 256 vota apo 2.9 përqind, Lista Serbe me kandidatin Milan Radojevic ka 7 mijë e 916 vota apo 89.5 përqind dhe PDK me kandidatin Florent Azemi ka 318 vota apo 3.6 përqind”, tha ajo.

Daka tha se të gjithë ata që kanë ankesa në lidhje me rezultatet përfundimtare këtë mund ta bëjnë në PZAP në afat prej 24 orëve.

Ajo ka paraqitur edhe statistikat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votim. Në Komunën e Podujevës numri i zgjedhësve të regjistruar është 87 mijë 805 votues, numri i zgjedhësve të cilët kanë votuar është 34 mijë e 873 votues, numri i zgjedhësve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimeve pra me kusht apo me postë është 919 votues. Pjesëmarrja e përgjithshme e qytetarëve ka qenë 40.76 përqind.

Ndërsa, në Komunën e Mitrovicës së Veriut numri i zgjedhësve të regjistruar është 23 mijë e 316 votues, numri i zgjedhësve të cilët kanë votuar është 8 mijë e 874 votues, numri i zgjedhësve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimeve pra me kusht apo me postë është 172 votues. Pjesëmarrja e përgjithshme e qytetarëve ka qenë 38.8 përqind.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut të mbajtura më 29 nëntor.

Rezultatet përfundimtare për Komunën e Podujevës janë, PDK me kandidatin Naim Fetahu ka marrë 12.3 përqind, LDK me kandidatin Nexhmi Rudari 35.8 përqind dhe LVV me Shpejtim Bulliqin 51.9 përqind.

Në komunën e Mitrovicës Veriore, LVV me kandidatin Erden Atiq 4.0 përqind, kandidati i pavarur Dusan Milunoviq 2.9 përqind, Lista Serbe me kandidatin Milan Radojevic 89.5 përqind dhe kandidati i PDK-së, Florent Azemi me 3.6 përqind.

***

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Ato u mbajtën më 29 nëntor 2020.

Nga këto zgjedhje në Podujevë ka fituar LVV, ndërsa në Mitrovicë të Veriut ka fituar Lista Serbe.

Më poshtë video e konferencës:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat