Ganimete Musliu i reagon Shpend Ahmeti: Mos u merr me punë të tjerëve, po mbylli gropat

Aktuale

Ganimete Musliu i reagon Shpend Ahmeti: Mos u merr me punë të tjerëve, po mbylli gropat

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:48
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar kryetari të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se nuk ka parë askund që një president shkon ta bind një deputet për të votuar.

“Askund s’kam pare qe nje kryetar komune te merret me punet e te tjereve dhe mos t’i mbylle gropat e rrugeve te komunes qe ai udheheqe”, ka shkruar Ganimete Musliu.

“Shumica parlamentare mund të krijojë qeveri në çdo Republikë Parlamentare. Sistemet zgjedhore ndryshojnë prej vendit në vend, por shumica në Kuvend vendos”, është shprehur Ahmeti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Por askund nuk kam pa që Presidenti “unifikues” me shku me bind deputetë me votu për një qeveri. E posaçërisht #vota61”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat