Kryeministri Haradinaj i kundërpërgjigjet Mogherinit

Aktuale

Kryeministri Haradinaj i kundërpërgjigjet Mogherinit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:56
Haradinaj dhe Mogherini

Kryeministri , Ramush Haradinaj i është përgjigjur deklaratave të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini e cila tha se nuk do të ketë dialog, pa u hequr taksa e vendosur ndaj Serbisë.

Haradinaj sot në konferencën për media, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë ashtu siç i ka hije.

Madje, sipas tij Mogherini është duke zhvilluar dialog të fshehët, ai i bën thirrje t’a nxjerr në dritë dialogun që është duke u bërë fshehtas.

“Mogherini ka mbajte ashtu një dialog si gjysmë të fshehët dhe ka vazhduar me të dhe ajo është veç për me nxjerr dritë atë dialog, pra mos me mbajte fshehët , le ta nxjerr në tavolinë, lë të vazhdon dialogu si i ka hije. Ne tash e kemi dialogun shtetëror e kemi platformën , mendoj që është mirë me vazhdu dialogu”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se është i gatshëm të ulet në secilën tryezë, ku diskutohet për Kosovën. Edhe njëherë ai bëri të qartë se nuk tërhiqet nga vendimi për taksën, përderisa tha se pret njohjen nga Serbia si shenjë kërkim – falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat