Mourinho me një lajmë të mirë për tifozët e Man Utd

Sporti

Mourinho me një lajmë të mirë për tifozët e Man Utd

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:16
Ilustrim

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk do të lejojë që Marcus Rashford ose Anthony Martial të largohen nga klubi këtë verë,

Të ardhmet e të dy lojtarëve janë subjekt i spekulimeve dhe ata kanë qenë të lidhur me largimet e tyre nga Old Trafford.

Reprezentuesit francez, Martial kuptohet se ka refuzuar një mundësi për të nënshkruar një kontratë të re me Djajtë e Kuq.

Gjiganti italian, Juventusi thuhet se e do me çdo kusht francezin dhe kuptohet se është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me atë.

Rashford, ndërkohë, gjithashtu po shqyrton mundësitë e tij pasi nuk është i kënaqur me ndeshjet si titullar nën drejtimin e Mourinhos.

Talenti i madh anglez thuhet se i intereson shumë Real Madridit dhe gjigantët spanjollë mund të bëjnë një ofertë në drejtim të tij gjatë verës.

Megjithatë, transferimi i sulmuesve të Unitedit, pavarësisht nga pakënaqësia e dyshes nuk do të jetë aspak i lehtë.

Kjo pasi, sipas mediumit lokal Manchester Evening News, trajneri portugez, Mourinho, dëshiron që të dy lojtarët të qëndrojnë në klub edhe për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat