Pjongçang 2018 - Sportisti rus akuzohet për doping

Sporti

Pjongçang 2018 - Sportisti rus akuzohet për doping

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:01
Aleksandr Krushelnitsky

Gjykata e Arbitrazhit për Sport konfirmoi se medalisti rus në karlling, Aleksandr Krushelnitsky, është akuzuar për shkelje të rregullave anti-doping në Olimpiadën Dimërore në Pjongçang.

Rasti kundër sportistit 25-vjeçar është hapur me kërkesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Krushelnitsky ka fituar medaljen e bronztë në një garë dyshe, së bashku me gruan e tij, Anastasia Bryzgalova.

Krushelnitsky dyshohet se ka dalë pozitiv në përdorimin e meldoniumit.

Gjykata e Arbitrazhit nuk e ka caktuar ende datën e seancës dëgjimore.

Shkelja e rregullave anti-doping, nëse konfirmohet, mund të ndikojë në shanset e atletëve rusë që të lejohen të marshojnë nën flamurin e tyre në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat