Peja sfidohet nga Ylli, Trepça ndeshet me Prishtinën

Basketboll

Peja sfidohet nga Ylli, Trepça ndeshet me Prishtinën

Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën në palestrën “Karagaqi”, Peja do ta presë Yllin për aktin e tretë gjysmëfinal.

Dy përballjet e para i ka fituar Ylli dhe kjo do të jetë mundësia e fundit për kampionin në fuqi për të mbetur në garë.

Kurse të dielën në Mitrovicë, Trepça do ta presë Sigal Prishtinën. Mitrovicasit i kanë fituar dy përballjet e para dhe do ta kenë mundësinë që në “Minatori” të mbyllin dilemën e ekipit që kualifikohet në finale

E shtunë

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli

E diel

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat