Donçiqi, “cisternë” në fitoren e Dallasit ndaj Clippersave

Basketboll

Donçiqi, “cisternë” në fitoren e Dallasit ndaj Clippersave

Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:37
Donçiqi shkëlqeu në këtë takim duke realizuar 22 pikë

Luka Donçiqi e ka udhëhequr Dallas Maverics në fitoren ndaj Los Angeles Clippers, në kuadër të playoff-it të 1/8 së finales në NBA.

Mavericks ka triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Clippersave me shifrat 101-90, kësisoj duke udhëhequr tani serinë 2-1.

Çerekun e parë e nisën më mirë mysafirët duke triumfuar me rezultat 23-18. Megjithatë në periodën e dytë e cila ishte përcaktuese, Dallasi u kthye furishëm duke e mbyllur 36-18.

Clippersat në çerekun e tretë ishin më të mirë për dy pikë 26-24 dhe të fundit e mbyllën baras 23-23, por nuk mjaftuan për t’iu shmangur humbjes.

Donçiqi shkëlqeu në këtë takim duke realizuar 22 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime.

Teksa te Clippersat u shqua James Harden me 21 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat