Klopp: Nuk jam i përfshirë

Futboll

Klopp: Nuk jam i përfshirë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 16:06
Klopp

Jurgen Klopp e ka komentuar deklaratën e trajnerit holandez të Feyenoordit, Arne Slot, i cili e shprehu hapur dëshirën e tij për të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit.

Madje, Slot zbuloi se dy klubet janë në negociata për të.

E Klopp tha se do t’i pëlqente ta shihte atë si trajner të ardhshëm të “Reds”.

“Nuk jam i përfshirë.

Do të më pëlqente ta shihja Arne të marrë këtë punë. Më pëlqen stili i tij.

Kam dëgjuar çdoherë se është trajner i mirë.

Do t’i thoja se është puna më e mirë në botë. Klubi më i mirë në botë, njerëzit më të mirë”, tha Klopp.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp do të largohet nga drejtimi i Liverpoolit në fund të këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat