​Juventusi në bisedime të avancuara me portierin 26 vjeçar

Futboll

​Juventusi në bisedime të avancuara me portierin 26 vjeçar

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:39
Michele Di Gregorio

“Tuttosport” dhe “Il Corriere dello Sport” bëjnë të ditur se Juventusi është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me portierin Michele Di Gregorio nga Monza.

Negociatat e Juventusit për të nënshkruar me portierin italian Di Gregorio nga Monza janë në një fazë të avancuar.

Juventusi është gati t'i ofrojë 26-vjeçarit një kontratë prej 3 milionë eurosh në vit deri në vitin 2029. Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Giuntoli u takua me Adriano Gallianin në Milano të mërkurën mbrëma, kështu duke e marr primatin në garën për Di Gregorion.

Sipas “Tuttosport”, çmimi i kërkuar i Monzas është rreth 20 milionë euro, ndërsa “Il Corriere dello Sport” bën të ditur se tarifa e transferimit është pak më e lartë në 25 milionë euro.

“Tuttosport” pretendon se Juventusi është i gatshëm të përfshijë një lojtar në marrëveshje për të ulur çmimin. Gjiganti i Serie A mund të përfshijë një produkt të akademisë së tyre apo edhe Mattia Perin, i cili thuhet se ka vendosur të largohet nga Juventusi për t'u bërë një titullar i rregullt diku tjetër në Serie A sezonin e ardhshëm.

Juventusi po planifikon ta bëjë Di Gregorio portierin e tyre të dytë sezonin e ardhshëm dhe t'i japë atij një vend titullari nga viti 2025 pas largimit të Wojciech Szczęsny.

Juventus mund të përpiqet të shesë gjithsesi polakun këtë verë pasi thuhet se nuk është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me një pagë më të ulët. Sipas “Tuttosport”, Giuntoli dhe Galliani diskutuan gjithashtu Andrea Colpani gjatë takimit të tyre të fundit të mërkurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat