Trajneri i Lecces me elozhe për talentin shqiptar

Futboll

Trajneri i Lecces me elozhe për talentin shqiptar

Më: 26 prill 2024 Në ora: 17:42
Medon Berisha

Lecce këtë sezon duket se po shkon më e qetë se zakonisht drejt mbijetesës në Serinë A, pasi ka marrë disa rezultate të mira me trajnerin Luka Goti.

Ndaj edhe ky i fundit ka mundësinë që në ndeshjet që mbeten deri në mbyllje të kampionatit, të provojë disa të rinj të talentuar mes lojtarëve me eksperiencë.

Një prej tyre është edhe mesfushori i Shpresave kuqezi, Medon Berisha, i cili ka luajtur disa minuta në radhët e ekipit dhe ka dhënë sinjale mjaft të mira me klubin e Serisë A.

I pyetur sot në konferencë për shtyp rreth Berishës, trajneri nuk ka ngurruar të shprehë vlerësimin e tij për futbollistin shqiptar.

“E cilësoj një djalosh me shumë perspektivë.

Është 21 vjeç, nuk është i ri si moshë, por i ri si rrugëtim. Duhet që ne t’i mundësojmë të bëjë rrugëtimin e duhur, që të bëhet një rreth virtuoz.

Duhet të lexoj situatat edhe për rrugëtimin individual të djemve. E përsërit që kam vlerësim shumë të lartë nga pikëpamja futbollistike”, tha Goti para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat