Foto e para 23 vjetësh, kur stërvitej nën presionin e kriminelëve serb

Sporti

Foto e para 23 vjetësh, kur stërvitej nën presionin e kriminelëve serb

Nga: K. Goca Më: 11 korrik 2017 Në ora: 12:23
Pamje nga stërvitjet në vitin 1994

Vitet e 90-ta nuk shlyhen kurrë nga kujtesa e çdo shqiptarit, ku përjetuan terrorin nga Serbia shoveniste.  Dhjetë vite nën okupim nga Serbia, por asnjëherë shqiptarët nuk u ndalën në çdo sferë duke realizuar qëllimet e tyre dhe i rezistuan çdo dhune të milicisë së Serbisë. “Viti 1994, Kastrioti nga Ferizaj duke ushtruar në hapësirë të hapur, në majen e Gllavicës ,afër Sherretëve. Pra periudha 1990 - 1999 ka qenë më e vështira për sportin e karatesë dhe të gjitha sportet tjera, sepse ushtrohej jashtë sallave dhe nën presionin e vazhdueshëm të pushtetit okupues.
Vetëm ata që ishin bartës dhe përgjegjës të ushtrimeve të kësaj periudhe e dijnë se çka është të merresh me sport nën kushtet e okupimit.
Prandaj të gjithë ata që kontribuuan në këtë periudhë janë heronjtë të gjallë!”, shkruhet në faqen e këtij klubi. At periudhë trajner i klubit ka qenë Gani Mahalla, i cili edhe sot drejton këtë klub me shumë sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat