Çfarë bëri shqiptarja në Sarajevë?

Sporti

Çfarë bëri shqiptarja në Sarajevë?

Nga: Avdyl Salihu Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 13:37
Sajra Morina me trajnerin e saj

Në Sarajevë u zhvillua Kampionati Ballkanik në karate për kadetë e juniorë. Në këtë aktivitet medalje të argjendtë në ekipore për Maqedoninë e fitoi anëtarja e KK “Forca”, Sajra Morina. E njëjta u paraqit edhe në individuale, por nuk ishte dita e saj dhe u deshe të pajtohet me eliminim në çerekfinale. “Në përballjet individuale edhe pse isha në letër favorite, diçka ndodhi me mua dhe nuk arrita që të triumfoj. Thjesht ishte një ditë kundra meje dhe arrita të fitoj dy përballje. Por nga ana tjetër, kisha paraqitje të mirë në ekipore ku fituam medaljen e argjende”, tha Morina, ku drejt kësaj medalje arritën te fitojnë Bullgarinë dhe Serbinë, kurse pësuan në finale nga Kroacia. Tani aktiviteti i radhës për kampionen e Maqedonisë, është turneu shumë i fuqishëm që zhvillohet me 15 janar në Samobor të Kroacisë, ku njëherit është edhe si turne kualifikues për Kampionatin evropian në Sofje të Bullgarisë. “Unë jam kampione e Maqedonisë, ndërkohe arrita që të fitoj edhe dy përballje në individualen e ballkanikes, tani më mbetet që të paraqitem mirë edhe në turneun e Samoborit, me çka do të marr sigurt edhe vizën për kampionatin evropian që zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm. Unë jam kandidatja kryesore në kategorinë time, kështu që mendoj se do të kualifikohem të përfaqësoj Maqedoninë denjësisht edhe në Sofje, ku ëndrra ime është që të fitoj medalje evropiane dhe për këtë do bëjë të pamundurën”, tha Sajra Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat