Besa kundër Pelisterit kërkon historinë!

Futboll

Besa kundër Pelisterit kërkon historinë!

Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:36
Besa

Nesër në Ligën e dytë të Maqedonisë do të luhen ndeshjet e javës së 26-të.

Një ndeshje derbi pritet të zhvillohet në mes të Besës së Dobërdollit lidere (66 pikë) dhe të dytit në renditje, Pelisterit nga Manastiri (60 pikë).

Në vendin e tretë është Detonit me 52 pikë.

Në fakt, për Besën nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë, pasi përballë e ka një skuadër cilësore që poashtu dëshiron të kthehet në Ligën e Parë.

Skuadra nga Dobërdolli i Gosivarit është shumë pranë historisë, ku me barazim, ndërsa me fitore edhe më mirë, do të siguronin titullin kampion dhe nga sezoni i ardhshëm do të luanin në Ligën e Parë, me çka do të realizohej një ëndërr e madhe e dashamirëve të këtij klubi.

Për këtë shkak special nga Zvicra kanë ardhur pronarët e klubit, në krye me presidentin Zijadin Tahiri, të cilët kanë takuar futbollistët. Në bazë të disa fotografive të publikuara në faqen e KF Besa atmosfera dukej në nivel të lartë. Festa pra është gati dhe ajo mund të fillojë.

Derbi Besa-Pelisteri luhet të shtunë në stadiumin e Vrapcishtit dhe fillon në ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat