Sportistja shqiptare humb jetën, duke shpëtuar dy fëmijë

Sporti

Sportistja shqiptare humb jetën, duke shpëtuar dy fëmijë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 19:19
Dhurata Doku Prifti,

Aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, në Tiranë,  ku një makinë përplasi për vdekje një nënë, që shpëtoi dy fëmijët e saj duke përfunduar në rrotat e makinës, ka tronditur thellë edhe botën e sportit. Kjo për faktin se 37-vjeçarja që ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”, ku u transportua pas aksidentit, është një qitëse e njohur (autori i krimit u largua nga vendi, por mësohet se është kapur më vonë nga policia), raporton telesport. Bëhet fjalë për Dhurata Doku Prifti, nënë e dy fëmijëve, të cilët i mbrojti me trupin e saj, duke sakrifikuar jetën. Ajo ka qenë një ndër qitëset më të mira të klubit kryeqytetas, që në garat e këtij viti u rendit e treta në disiplinën e pushkës.  Tronditëse për ndarjen e parakohshme nga jeta e një kampione në sportin e qitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat