Nuk lë gjurmë në Kupë

Futboll

Nuk lë gjurmë në Kupë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 12:05
Ernest Muçi

Kupa e Turqisë është një trofe të cilin Beshiktashi i Ernest Muçit e kërkon me ngulm pas dështimit për të fituar titullin kampion këtë sezon. Dje është luajtur gjysmëfinalja e parë kundër Ankaraguçu në transfertë, teksa rezultati përfundimtar ishte barazimi 0-0.

Pa gola dhe çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 7 maj. Ndërkohë, Muçi dhe Rashica ishin përzgjedhur titullar për këtë takim.

Lojtari i Kombëtares shqiptare luajti deri në minutën e 88-të, por nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim. 23-vjeçari vijon të luajë mbrapa sulmuesve si një fantazist edhe pas largimit të Fernando Santos nga stoli. Aktualisht ekipin po e drejton ndihmësi Topraktepe.

Megjithatë, Muçi arriti të zinte vend në formacionin më të mirë të javës në Turqi, i cili u zgjodh dje. Kjo, pasi Ernesti shënoi në fitoren 2-0 që Beshiktashi arriti po kundër Ankaraguçusë këtë fundjavë që shkoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat