Coca-Cola HBC Kosova mbështet HandiKos-in

Kosova

Coca-Cola HBC Kosova mbështet HandiKos-in

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 16:39
Pamje nga aktiviteti

Coca-Cola HBC Kosovë në kuadër të përpjekjeve të saj për përgjegjësi sociale, organizoi sot një aktivitet vullnetar së bashku me partnerin e saj afatgjatë HandiKos, në fshatin ndërkombëtar. Dhjetëra punonjës së kompanisë kaluan ditën duke zhvilluar aktivitete argëtuese me fëmijët dhe duke luajtur ping-pong, shah dhe pikado me anëtarë të HandiKOS-it në përpjekje për të ofruar ndihmë të mëtejshme për Handikos-in. Përveç këtyre aktiviteteve ata po ashtu janë përfshirë në dialogun rreth nevojave dhe shqetësimeve të HandiKos-it.

"Coca-Cola HBC Kosova ka qenë pjesë integrale e komuniteteve të Kosovës për një kohë të gjatë, duke kontribuar në mirëqenien e tyre përmes vlerave të krijuara nëpërmjet operacioneve të qëndrueshme të biznesit, por edhe duke organizuar aktivitete bamirësie kurdo që ka qenë e mundur. Punonjësit tanë ndajnë vizionin tonë që ne mund të jetë të suksesshëm vetëm në një komunitet të begatë dhe ata shpesh bëjnë punë vullnetare në projekte që lidhen me komunitetin. Ne jemi të nderuar që jemi në gjendje të kalojmë tërë ditën me këta njerëz të mëdhenj që na kanë frymëzuar për vepra edhe më të mëdha” tha Kreshnik Sinani, Drejtor i Coca-Cola HBC Kosovë.

Ndërsa drejtori i HandiKos, Z. Afrim Maliqi, shprehi falënderimet e tij të sinqerta për kontributin e vazhdueshëm që Coca-Cola HBC i ka ofruar HandiKos-it.

“Aktiviteti i sotëm është vazhdimësi e aktiviteteve që Coca-Cola HBC Kosova, organizon për HandiKos-in nisur nga fati që edhe në të kaluarën kemi pasur bashkëpunim për projekte të ndryshme.

Por, ky aktivitet është i pari i kësaj atyre për HandiKos-in, ku përveç këtyre mjeteve sportive te dhuruara kemi edhe vullnetar të cilët po socializohen me komunitetin tone. Pra, shkëmbimi i bisedave, kontakteve dhe fotografive, do të ndikojnë ne atë që tanimë personat me aftësi të kufizuar të kenë vend që te pranohen kudo ne shoqëri”, tha z. Afrim Maliqi, drejtor i Handikos.

Coca-Cola HBC në Kosovë është themeluar në Qershor të vitit 2003. Që nga fillimi, kompania ka qenë e përkushtuar për të krijuar vlera në tërë zinxhirin e vlerave, duke investuar më shumë se 4 milionë euro në përmirësimin e kushteve të tregut, rritjen e aftësive të punonjësve dhe krijimin e programeve afatgjate për komunitetet lokale. Kompania ka të punësuar personel lokal dhe është një pagues tatimor përgjegjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat