Në komunën e Vitisë nisi fushata e korrje-shirjës së grurit

Gjilani

Në komunën e Vitisë nisi fushata e korrje-shirjës së grurit

Më: 6 korrik 2016 Në ora: 15:41
Foto pamje nga nisja e fushatës së korrjës së grurit në komunën e Vitisë

Viti, 6 korrik- Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithrave të bardha.E kombajnat e parë që kanë nisë këtë aktivitet kanë nisë këtë fushatë në atarët e fshatit Skifter ish Gjylekar. Ndërsa përsë afërmi fushatën e korrje-shirjeve e ka përcjell edhe njeriu i parë i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtorët.

E sipas drejtorit të drejtorisë së Bujqësisë në Viti Veton Ademit, “Në këtë komunë me drithëra të bardha për korrje shirje janë diku rreth 5.000 hektarë tokë, por që për përfundimin e fushatës me sukses, do të angazhohen gjithsej 106 auto kombajna, e që për nga numri i tyre komuna e Vitisë është e dyta pas komunës së Lipjanit më me shumë autokombajna të angazhuara në teren, e të cilat duhet të i përmbahen rregullores komunale të miratuar në vitin e kaluar nga kuvendi komunal”, ka thënë Ademi.

Bazuar në rekomandimin e bërë nga komuna sivjet çmimi për hektarë, do të jetë 100 euro. Sa i përket gjendjes aktuale, ajo është e mirë dhe priten rendimente të larta për shkak të krijimit të kushteve këtë vit, në krahasim me vitet e tjera.

Sipas bujqëve sivjet pritet që rendimentet të jenë rekorde pasi ato pritet të sillën nga 4500 deri 5000 kiligram për hektarë. Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Vitisë, ditë më parë ka mbajtur një takim me autokombajnerët dhe nga ata ka bërë thirrje që pa u pjekur kushtet, të mos nxitojnë në fillimin e fushatës së korrje-shirjes, ka thënë Ademi. Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat