Italia me pikë të plota! Irlanda barazoi me Suedinë

Futboll

Italia me pikë të plota! Irlanda barazoi me Suedinë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2016 Në ora: 23:19
Italia festa

Italia e filloi në mënyrën më të mirë evropianin, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Belgjikën, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së parë të grupit E.  Në minutën e 32-të, Bonnuci për bukuri pason një top në 16-sh, ku mbrojtja belge nuk reagoi si duhet dhe Emanuele Giaccherini doli i vetëm dhe e mposhti portierin Courtouis.   Belgjika ishte shumë afër barazimit në minutën e 53-të, kur Lukaku doli i vetmuar dhe në përpjekje për ta parabolluar portierin Buffon gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Pas një minute Pelle ka pasur një rast shumë të mirë për të dyfishuar epërsinë e Italisë, mirëpo gjuajtjen e tij e priti portieri Courtois. Zëvendësuesi Origi në minutën e 82-të qe në pozitë shumë të pastër, por goditja e tij me kokë shkoi mbi portën e portierit Buffon. Pas tre minutave (85') portieri Courtois u tregua fenomenal, duke e mbrojtur një gjuajtje të fuqishme të futbollistit Immobile.  Në minutën e 90+3' Candreva me mjeshtri asistoi deri te Pelle i cili me një goditje volej shënoi gol të bukur dhe të fitores me rezultat 2:0.  Italia arkëtoi tri pikët e para dhe të rëndësishme, ndërsa sulmuesit e Belgjikës shpërqendruan disa raste dhe i kushtoi me humbje.   Ballafaqimi në mes Republikës së Irlandës dhe Suedisë përfundoi me rezultat 1:1, i vlefshëm i grupit E. Sfida mes tyre u karakterizua me një lojë të shpejt, të fortë dhe mjaft atraktive. Të dyja kombëtaret dhanë maksimumin, në një lojë pothuajse të baraspeshuar, e cila nuk solli fitues. Irlanda tregoi angazhim të madh dhe disa herë vuri në pozicion të palakmueshëm portierin suedez, Isaksson. Ndërkaq, Zlatan Ibrahimoviç vazhdimisht ka qenë i rrezikshëm për rivalin dhe është më i merituari për pikën e Suedisë. Ai me bashkëlojtarët e tij disa herë sprovuan portierin Randolph. Në minutën e 17-të, irlandezët gati sa kaluan në epërsi sikur O’Shea të ishte me syçelë. Ai ishte i vetmuar dhe vetëm për ta shtyrë topin në portën e zbrazur, por iu shmang topi duke shkuar në fundore. Në minutën e 33-të, fati ishte me Suedinë. Jeff Hendrick nga rreth 23 metra ka dërguar një projektil të vërtet dhe për fat të Isaksson topi ndalet në tërthorëse. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, Coleman depërtoi për bukuri në 16-sh dhe nga vija fundore e shërben pothuajse në qendër ëesley Hoolahan i cili nga rreth 13-14 me një goditje të fuqishme e trondit Suedinë, 1:0.  Suedia pas këtij golit hedhet në ofensivë në kërkim të golit të barazimit. Forsberg ka pasur rast ideal, por portieri irlandez u tregua i shkëlqyeshëm dhe shpëtoi gol të sigurt. Në minutën e 60-të, Ibrahimoviç ka qenë i pafat, për faktin se gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Pas shumë orvatjeve suedezët barazuan rezultatin në minutën e 71-të. Zlatan Ibrahimoviç nga vija fundore harkoi, kurse futbollisti irlandez Clark duke dashur ta largoi topin, shënon autogol, 1:1. Në minutën e 82-të, Olsson për mrekulli pason një top në drejtim të Ibrahimoviçit, por i pafat, nuk e qëllon topin, duke shpëtuar Irlanda. Barazimi ka qenë pothuajse epilogu real me atë çfarë treguan në fushë të dyja kombëtaret. Me 17 qershor, Suedia takohet me Italinë (15.00) dhe një ditë vonë (15.00) Irlanda sfidohet nga Belgjika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat