Kosova mobilizohet ndaj Baden-it

Sporti

Kosova mobilizohet ndaj Baden-it

Nga: K.Goca Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:23

Skuadra shqiptare, Kosova nga Zurich-u, është e përgatitur maksimalisht për takimin kundër Baden-it, ndeshje e vlefshme e javës së 23-të e Ligës së Parë të Zvicrës, (Liga Classic). Futbollistët e Kosovës synojnë të dhurojnë një lojë sa më të mirë dhe për të fituar tri pikë, që do t’ia shton shpresat për të ikur nga pozita e fundit. Kosova luan në konak të vetin dhe ballafaqimi do të zhvillohet nesër në orën 18.00. Kosova mban vendin e fundit (i 14-ti) me 20 pikë, kurse Baden është në pozitën e dytë me 42 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat