Anglia humbet një yll për "Euro 2016"-n

Sporti

Anglia humbet një yll për "Euro 2016"-n

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:42

Anglisë do t’i mungojë një lojtar me peshë në Evropianin e Francës, “Euro 2016”. Bëhet fjalë për sulmuesin Oxlade Chamberlain, i cili ka pësuar një dëmtim në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës 6-8 javë. Dëmtimi i lojtarit në fjalë u konfirmua nga trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger.

"E humbëm Oxlade Chamberlain dhe besoj se ai nuk do të luajë për 6-8 javë. Është një lajm i trishtueshëm pasi fizikisht ishte në formë të mirë. Nuk ka asnjë shans që ai të jetë pjesë e Anglisë në ‘Euro 2016’. Do të kthehet në formën e tij në fillim të muajit korrik”, tha Wenger.

“Tre Luanët” ndodhen në Grupin B të fazës finale të Europianit së bashku me Rusinë, Sllovakinë dhe Uellsin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat