Vokrri për L'quipe: Me pranimin e Kosovës në UEFA, fitoi futbolli

Sporti

Vokrri për L'quipe: Me pranimin e Kosovës në UEFA, fitoi futbolli

Më: 6 maj 2016 Në ora: 00:43

Kosova më 3 maj u bë anëtare e plot e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA-s, duke marrë 28 vota nga 54 shtete pjesëmarrëse në Kongresin e mbajtur Budapest të Hungarisë.

Rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovë, Fadil Vokrri, ka dhënë një intervistë për francezen L'quipe, duke thënë se me pranimin e Kosovës në UEFA, ka fituar futbolli.

Vokrri po ashtu ka falënderuar edhe ish presidentin e UEFA-s, Michael Platini, për ndihmën që i ka bërë Kosovës në rrugën drejt thyerjes së izolimit ndërkombëtar.

L'quipe: Cila është ndjenja juaj pas marrjes së votave të mjaftueshme?

Vokrri: Kjo ka bërë që futbollistët nga Kosova për 20 vite të jenë të izoluar. Ky ishte një shpërblim i drejtë. Ne nuk kemi mundur të luajmë në Kupat e Evropës apo ndeshje ndërkombëtare, përveç miqësoreve në dy vitet e fundit. Pas gjithë këtyre, futbolli ishe fitues. Për ne, gjëja më e rëndësishme ndodhi në Maltë vitin e kaluar, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Falënderoj Michael Platinin që vendosi që çështjen e Kosovës të shtyjë për Kongresin e Budapestit. Ai mendoi futbollin, dhe asgjë tjetër, pengesat politike nuk na interesojnë”.

L'quipe: Serbia ende e konsideron Kosovën si provincë e saj, ka reaguar ashpër pas pranimit?

Vokrri: “Mendoj se ka marrë fund për Serbinë. Kosova është njohur nga 111 shtete të botës, ne jemi pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

L'quipe: Sidoqoftë, shumë shtete akoma nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë Rusinë, Spanjën, Rumaninë, Greqinë...?

Vokrri: Ky është sport dhe futboll dhe ne, ne do të luajmë. Për pjesën tjetër, politika vijon rrugën e saj.

L'quipe: Hapi i ardhshëm do të jetë në Meksiko Siti, ku pranimi në FIFA do të diskutohet në Kongresin që mbahet më 12 dhe 13 maj. A jeni të sigurt në pranim?

Vokrri: Pengesa më e madhe ishte UEFA. Kriteri i parë i pranimit në FIFA ishte që të jemi pjesë e UEFA-s. Tani kjo është arritur, dhe mendojmë se kjo tani do të jetë e lehtë. Tani i plotësojmë të gjitha kushtet. Ne do të shikojmë përpara tani. Unë mendoj për futbollin. Është rruga që bashkon njerëzit”

L'quipe: Ky është një fjalim i mirë, por realiteti është shumë më kompleks?

Vokrri: Ka dy apo tre vite, unë i kam bërë ofertë Serbisë që të vijnë të luajnë në Kosovë, apo edhe në vende tjera kundër nesh. Disa më thanë se isha i çmendur, por unë, mendoj të bëjmë paqe, dhe ne mund të fillojmë me këtë. Shikoje historinë mes Francës dhe Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat