Gjilani hesht Llapin

Sporti

Gjilani hesht Llapin

Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:20

Gjilani ka mposhtur me rezultat 3:1 Llapin, duke e befasuar në Merdarë. Llapjanët nuk treguan nivelin e pritur, ndërsa Gjilani bëri lojë shumë të mirë dhe importoi tri pikë. Veçori është se sulmuesi Enis Zabërgja nuk u paraqit për Llapin, pasi që ishte i lënduar. Kjo ndeshje ishte e vlefshme e javës së 29-të, ndërsa Gjilani tregoi lojë më të mirë dhe u kthyen me fitore. Golin e parë e shënoi Shkumbin Salihu në minutën 35-të. Në shtatë minutat e parë të pjesës së dytë, skuadra e Arbnor Morinës realizoi edhe dy herë. Besart Morina u përkujdes për shifra 0:2, kurse Zgjim Mustafa shënoi për 0:3. Ilir Blakqori ruajti nderin e Llapit, duke shënuar për 1:3. Gjilani ngjitet në vend të katërt me 46 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e gjashtë me 41 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat