Feronikeli kurrë më afër mbrojtjes së titullit

Sporti

Feronikeli kurrë më afër mbrojtjes së titullit

Nga: K.G Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:27

Feronikeli nga Drenasi shënoi një fitore të rëndësishme me rezultat 3:1 kundër Besës nga Peja, e cila ka qenë edhe derbi i javës së 29-të të elitës së futbollit. Skuadra nga Drenasi ka qenë më e mirë dhe me tri pikë të reja po i afrohet mbrojtjes së titullit të kampionit. Feronikelit i duhen edhe 4 pikë dhe matematikisht të shpallet sërish kampion. Pjesa e parë ishte në favor të Besës, pasi që Diar Miftaraj shënoi në minutën e 38-të. Në periudhën e dytë të lojës pas instruksioneve të kryetrajnerit Afrim Tovërlani, futbollistët e Feronikelit u këndellën dhe shënuan tri gola. Në minutën e 51-të, Mark Milicaj, nga goditja e dënimit nga më se 35 metra befasoj portierin pejan, 1:1. Pas pesë minutave (56’) Mendurim Hoti me kokë shënoi dhe Përparim Livoreka vulos fitoren me 3:1 pikërisht në minutën e 87-të. Feronikeli kryeson me 59 pikë, kurse Besa renditet në vend të katërt me 44 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat