Luca Toni i jep fund lojës aktive

Sporti

Luca Toni i jep fund lojës aktive

Më: 4 maj 2016 Në ora: 15:18

Një karrierë e bujshme si futbollist që po merr fund për Luca Tonin. Ai në fundjavë do t’i thotë lamtumirë lojës aktive. Futbollisti i Veronës ka pasur një periudhë të mirë në të kaluarën, pasi që ka luajtur në klubet e ndryshme si , në Modena, Empoli, Fiorenzuola, Lodigiani, Treviso, Vicenza, Brescia, Palermo, Fiorentina, Bayern Munih, Roma, Genoa, Juventus dhe tani në Verona. Ai kudo që ka luajtur ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe kujtohet me krenari nga çdo ekip. 38-vjeçari ka vendosur t’i thotë boll ma lojës aktive. “Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, por është i drejti” , ka thënë Luca Toni. Ai kulmin e karrierës e pati te Bayerni në vitin 2007-2009.

“Pas më shumë se 30 vitesh në botën e futbollit, mendoj se ka ardhur momenti të largohem. Ndeshja e së dielës do të jetë e fundit në karrierën time si profesionist”, tha Toni, ndryshe ish-sulmues i kombëtares së Italisë. Prandaj, ndeshja e së dielës kundër kampionëve Juventusit nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. “Të dielën do të ketë një miks midis hidhërimit dhe gëzimit. Pas kaq shumë vitesh, është e vështirë të largohem nga futbolli”, tha Toni. Sulmuesi ka bërë 47 paraqitje me kombëtaren italiane dhe u shpall kampion bote në vitin 2006. Sigurisht se ai do të ndihet keq që po largohet nga loja aktive në këto momente, kur skuadra e tij është e fundosur në renditje (në vend të 20-të) me 25 pikë të tubuara pas 36 javëve të zhvilluara në Serie A. prandaj dita e diel, me 7 maj, do të jetë një ditë emocionuese për sulmuesin që dha shumë për Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat