Kush i afron 300 milionë euro për Ronaldon dhe Neymar?

Sporti

Kush i afron 300 milionë euro për Ronaldon dhe Neymar?

Më: 4 maj 2016 Në ora: 15:07

“Neymar nuk do të largohet nga Barcelona”. Është fenomeni Ronaldo ai që siguron tifozët e skuadrës katalanase se ylli brazilian do ta vazhdjë aventurën në stadiumin “Camp Nou”. Pavarësisht zërave që e lidhin Neymar me Paris Saint Germain për shkak të deklaratave kontradiktore të agjentit të tij, Wagner Ribeiro, ish sulmuesi i Selecaos beson se ylli aktual i Brazilit nuk dëshiron t’i japë lamtumirën skuadrës spanjolle. “Nuk besoj se Neymar do të largohet nga Barcelona ku ai është ambjentuar shumë mirë me qytetin dhe skuadrën. Nuk besoj aspak se zhvendosja e tij drejt Parisit do të konkretizohet”, thekson Ronaldo që shton se Neymar është pjesë e një prej skuadrave më të mira të planetit ku ka arritur të fitojë gjithçka. Por pavarësisht deklaratës së fenomenit, Paris Saint Germain duket se po lëviz prapa kuintave për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.

Presidenti Nasser Al-Hhelaifi kërkon të paguajë klauzolën e largimit të Neymar. Lajmin e bën të ditur “Gazzetta Dello Sport” që thekson se manjati nga LIndja e Mesme ka gati 300 milionë Euro për brazilianin dhe portugezin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat