Neuer: Duam të shkojmë në Milano

Sporti

Neuer: Duam të shkojmë në Milano

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:50

Manuel Neuer bëri thirrje për një “Allianz Arena” të zjarrtë nga tifozët dhe durim prej tyre, që të kapërcejnë pengesën Atletico Madrid. Ai thotë se kanë kohë dhe duan t’i bëjnë një dhuratë Guardiolës në vitin e tij të fundit si trajner i Bayern Munih. “Ne e dimë se Atletico Madrid është një kundërshtar i përgatitur mirë. Po ashtu, e dimë se çfarë mund të bëjmë dhe cila është situata. Na duhet për t’u mbrojtur mirë për 90 minuta dhe të shënojmë të paktën një gol. Jemi shumë të motivuar. Ne duam të shkojmë në Milano, – tha portieri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat