Ronaldo i gatshëm për Cityn, Benzema pret ditën e mërkure

Sporti

Ronaldo i gatshëm për Cityn, Benzema pret ditën e mërkure

Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:58

Real Madridi ka përfunduar seancën e sotme stërvitore para ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn.

Lajmi me i mirë është se Cristiano Ronaldo u rikthye në stërvitje të plota me grupin tjetër të skuadrës.

Ndërkaq, Karim Benzema zhvilloi ushtrimet ndaras nga grupi i ekipit të Los Blancos.

Gjithashtu edhe Alvaro Arbeloa ka filluar ushtrimet, ndërsa Casemiro u stërvit në palestër.

Kujtojmë se takimi i parë i zhvilluar në Angli përfundoi pa gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat