Real Madrid e fitoi ndeshjen e parë pa Ronaldon dhe Benzeman

Sporti

Real Madrid e fitoi ndeshjen e parë pa Ronaldon dhe Benzeman

Më: 2 maj 2016 Në ora: 08:53

Real Madridi fitoi 0:1 ndaj Real Sociedadit, ndeshje në të cilën nuk u paraqitën Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema për shkak të lëndimeve.

FItorja ndaj Real Sociedadit në “Anoeta” ishte e para për Real Madridin pa Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman në La Liga.

Në katër ndeshjet e mëparshme në të cilat kanë munguar këta dy futbollistë, Los Blancos kanë dështuar t’i marrin të tri pikët.

Ata kanë barazuar dy herë dhe kanë humbur në dy ndeshje tjera, në mungesë të Ronaldos dhe Benzemas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat