Prishtina e mposhtë rivalin direkt për ekzistencë

Sporti

Prishtina e mposhtë rivalin direkt për ekzistencë

Nga: K.G Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:18

Prishtina arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për ekzistencë në elitën e futbollit të Kosovës. Prishtina shënoi fitore të ngushtë me rezultat 3:2 kundër Dritës nga Gjilani. Për prishtinasit janë pikë të mëdha sidomos që mposhtën rivalin direkt për ekzistencë. Prishtina udhëhoqi me rezultat 3:0 me golat e Labinot Osmanit në minutën e 34-të, Kreshnikut Lushtakut në atë të 50-tën dhe Petrit Osmanit (62’). Drita gati sa befasoi, duke shënuar dy gola të shpejt. Shqipërim Kelmendi në minutën e 73-të dhe Florim Berisha në atë të 80-tën ngushtuan humbjen në 3:2. Labinot Osmani pati mundësi të shënoi në minutën e 85-të dhe për ta thelluar fitoren, por shtylla ishte aleati më i fortë për Dritën. Prishtina ngjitet në vend të tetë me 34 pikë, ndërsa Drita bie në pozitën e dhjetë me 32 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat