Leicester i merr pikë Manchester Utd

Sporti

Leicester i merr pikë Manchester Utd

Nga: K.G Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:05

Skuadra e Manchester Utd nuk arriti t’i ndalë tri pikë në konak të vetin, duke barazuar me rezultat 1:1 me Leicester Cityn , në takimin e javës së 36-të të Premier Leagues në futboll. Leicester City është shumë afër titullit të kampionit, vetëm edhe tri pikë e ndajnë nga suksesi histori. Në minutën e 8-të, Martial brenda 16-shit me një gjuajtje të fortë kaloi në epërsi ‘Djajtë e Kuq’. Mirëpo, Leicester City nuk dorëzohet dhe e barazuan rezultatin. Drinkwater nga gjuajtja e lirë harkoi, ndërsa Norgan nga afërsia me kokë shënoi për barazimin e madh. Leicester City kryeson me 77 pikë, ka tetë më shumë se Tottenham, ky i fundit ka një takim më pak dhe Manchester Utd është në vend të pestë me 60 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat