Shkëndija demolon Bregallnicën

Sporti

Shkëndija demolon Bregallnicën

Më: 1 maj 2016 Në ora: 15:55

Shkëndija e Tetovës ësht rikthyer në rrugën e fitoreve duke e mundur me rezultat 3:0 Bregallnicën, në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, e treta e play-off-it. Djemtë e trajnerit Akrapoviq bashkë me publikun treguan se nuk kanë humbur entuziazmin dhe përkundër hapit pas në garën për titullin e kampionit do të luajnë deri në fund me përcaktim të njëjtë, fitore dhe dominim në teren, pa harruar se trofeu i Kupës mbetet një objektiv i rëndësishëm. Pas më shumë se 6-të muaj nga minuta e 77-të në lojë u inkuadrua kapiteni Ferhan Hasani, i cili është rikuperuar pas lëndimit të rëndë të ligamenteve.

Ndeshja fillon me dominim të Shkëndijës, ndërsa në minutën e 10-të tentim i bukur i Juffos nga gjuajtja e lirë, që ndalet në pjesën ku bashkohet shtylla dhe traversa. Ky do ishte paralajmërim se braziliani do të jetë në element, pasi vetëm 4 minuta më vonë pikërisht Juffo krijon hapsirë dhe më nje të majtë precize shënon për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Avantazhi determinoi edhe më shumë në sulm ‘kuqezinjtë’ që krijuan shumë raste shënimi, ndërsa në pjesën e parë miqtë kansojen e vetme e kishim me anë të Ristevskit, mirëpo Jovanovski shpëton me intervenim të bukur. Edhe pjesa e dytë filloi me shanse të Shkëndijës, ndërsa ndryshim vjen në minutën e 51 kur sërisht në skenë shfaqet Viktor Nilod Juffo, kur lëshon goditje të mrekullueshme për rezultat 2:0.

Tani ishte më lehtë për të luajtur dhe aksionet e ‘kuqezinjve’ rradhiteshin si në shiritin filmik. Në të 58-ën Zhunior shënon, por anulohet goli për pozitë jashtëloje, pak më vonë braziliani godet skaj portës, pasi paraprakisht arbitri nuk dha një penalti pas startit ndaj Radeskit, ndërsa në vazhdim kanoset dy herë Alimi por pa realizim. Në minutën e 77-të gjithë stadiumi ishte në delirium, jo për gol, por shkaku se në lojë inkuadrohej Ferhan Buba Hasani. Kapiteni kthehet pas 6 muaj e gjysmë, ndërsa në minutën e 81 asiston për Ibraimin, i cili shënon për 3:0 me golin e tij të 24 sezonal. Pak më vonë regjistrojmë super intervenimin e Marko Jovanovskit, që për herë të parë luajti këtë pranverë në një ndeshje kampionale. Deri në fund nuk pati ndryshim, Shkëndija koleksionoi tre pikë të reja, për të festuar me publikun e pranishëm, ndërsa tregoi se atmosfera është në nivel në ndjekje të sukseseve të radhës dhe trofeut në Kupën e Maqedonisë.

Shkëndija-Bregallnica 3:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 5 000
Arbitër: Goran Spirkoski
Abitra anësorë: Zoran Kostoski dhe Marjan Smilkoski
Golashënues: Juffo 14’ dhe 51’, si dhe Ibraimi 81’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Radeski (Hasani 77’), Zhunior (Totre 67’), Juffo, Demiri, Todorovski (Rech 73’), Vujçiq.
BREGALLNICA: Pavlov, Tanushev, Hristov, Mitrev D., Georgiev (Naumov), Nikovski (Zdravkov 46’), Bllazheski, Mitrov I. (Stankoviq 68’), Kocev, Stojanov, Ristovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat