Tre shqiptarë standardë, Grasshoppers-i humb

Sporti

Tre shqiptarë standardë, Grasshoppers-i humb

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 15:20

Tre shqiptarë u paraqitën titullarë për Grasshoppers-in, por pësuan humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Young Boys-i. Futbollistët Alban Pnishi, Florian Kamberi dhe Mërgim Brahimi luajtën titullarë. Kamberi u zëvendësua në minutën e 70-të, ndërsa Brahimi në atë të 79-tën nga Shani Tarashaj. Florent Hadërgjonaj luajti standard për Young Boys-in dhe u kthyen me pikë të plota. Ravet (42’) e Bertone (44’) shënuan për mysafirët dhe Dabbur (54’) për Grasshoppers-in. Mbrojtësi Hadërgjonaj në minutën e 62-të u ndëshkua me karton të verdhë, kurse Grasshoppers mban vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Young Boys është i dyti me 60 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat