Boksieri shqiptar godet kuqezi, fiton luftën kundër francezit

Sporti

Boksieri shqiptar godet kuqezi, fiton luftën kundër francezit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:22

Boksieri nga Peja, Shpëtim Shala, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në ring dhe e gjunjëzoi francezin, Cedric Bellais, n[ meçin e zhvilluar në Vjenë të Austrisë. Një luftë interesante për dhjetë runde, por boksieri nga Kosova ishte më i mirë, i cili me vendim unanim të gjyqtarëve doli triumfues dhe është kampionit IBO-Intercontinental në kategorinë gjysmë të rëndë.

Boksieri pejan deri më tash ka zhvilluar 23 meçe në boksin profesionist, ka 21 fitore (8 KO), një barazim dhe një humbje. “Ju faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe urimet, e falënderoj shumë ekipin tim, të cilët çdo herë janë pranë meje. Peter Pospichal, Azdren Mahmutaj, Shkëlqim Shala, Besnik Limani, Josef Jancso, Roman Pallesits dhe një falënderim të veçantë koleges time të klubit, Eva Voraberger për mbështetje në stërvitje dhe jam i sigurt se ajo do ta kthen prapë titullin e Botës. Faleminderit shumë sponsorëve të mi YAMAHA, SH2 GmbH si dhe për fund e falënderoj bashkëshorten time Lili që është çdoherë prapa meje”, shkruan Shala në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat