Futbollistët e Realit nuk kanë besim të mjekët

Sporti

Futbollistët e Realit nuk kanë besim të mjekët

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:58

Karim Benzema por edhe futbollistët e tjerë të Realit të Madridit, nuk kanë më besim te stafi mjekësor i Los Blancos. Sulmuesi francez postoi një foto në llogarinë e tij në Intagram ku shfaqet me fizioterapistin Juan Muro, i cili u pushua nga puna nga drejtuesit verën e kaluar. 27-vjecari i detyrua të braktiste para kuhe fushën me Rayo Vallecanon, por pasi iu nënshtrua rezonancës magnetike, u stërvit për të qenë në fushë me Manchester Cityn në Champions, ku për të njëjtën arsye u detyrua të luante për vetëm një pjesë loje.

Fakti që Benzema po trajtohet nën vëzhgimin e një fizioterapisti që nuk është më pjesë e Realit, tregon mungesë të plotë besimi për stafin mjekësor.

Verën e kaluar presidenti Florentino Perez, kërkoi riorganimin e departamentit njekësor, duke i larguar të gjithë ata që kishin më shumë se një dekadë që punonin në infermieri duke nisur nga traumatologu Paco Morate, fzioterapistët Pedro Chueca, Juan Muro, Carlos Heredia dhe Dani Pirri e deri tek rikuperuesi recuperador Santi Lozano.

Skuadra nuk është aspak e kënaqur nga stafi i ri mjekësor që kryesohet nga doktor Olmo, një njeri shumë i afërt me kardiologun personal të Florentino Perez, që është njëkohësisht anëtar i kupolës drejtuese. Madje futbollistët kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në kushtet e një mungese të plotë besimi te stafi aktual mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat