UEFA ndryshon statutin për Kosovën!

Sporti

UEFA ndryshon statutin për Kosovën!

Më: 29 prill 2016 Në ora: 14:11

“Çështja e kandidimit të Kosovës si anëtare e re e UEFA-s është përfshirë në rendin e ditës së Kongresit UEFA, e cila do të mbahet me 3 maj në Budapest. Në qoftë se FFK do të pranohet si anëtar i UEFA-s dhe subjekt zbatimin e FFK-së në FIFA të konsiderohet i plotë dhe të vlefshme brenda kuptimit të legjislacionit përkatës, aplikimi i FFK-së në FIFA do të kalojë në Kongresin e FIFA-s që do të mbahet me 13 maj në Mexico City”, ka thënë David Noemi, zëdhënës i FIFA-s në Cyrih.

Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis, sipas të cilit, në kongresin e UEFA-s në Budapest me 3 maj votohet për dhe kundër anëtarësimi të Kosovës në UEFA.

“Se a do të pranohet a jo më 3 maj Kosova anëtare e UEFA-s nuk mund të iu konfirmoj asgjë, e tëra varet nga votimet. Megjithëse, do të thosha se pranimi i Kosovës në UEFA me 3 maj është në dorë të Fadil Vokrrit dhe Kosovës. Pra, varet se si ata kane lobuar...” Duke pasur parasysh se Kosova njeh shumicën e vendeve evropiane, një ndryshim i tillë i statutit do të krijohet mundësinë ligjore që Kosova të bëhet anëtare e 55-të UEFA-s e pa “bekimin” e OKB-së domethënë Kosova pa qenë anëtare e saj, siç ishte deri tash ky kusht.

Në faqen 3 të statusit të ’UEFA, në pasusin mbi anëtarësimin e vendeve te reja (Admission and Admission Procedure) në nenin 6 ndër tjera shkruan: Një shoqatë kombëtare e futbollit që dëshiron të bëhet anëtar i UEFA-s do të dorëzojë një kërkesë me shkrim për pranimin.

2. Kongresi do të ketë pushtetin në diskrecionin e saj për të pranuar ose refuzuar një kërkesë për anëtarësim.

3. Komiteti Ekzekutiv mund të pranojë një shoqatë kombëtare të futbollit në anëtarësim në baza të përkohshme. Vendimi për pranim të plotë duhet të merret në Kongresin e ardhshëm. 4 Detajet në lidhje me procedurën e pranimit do të përcaktohen në “Rregulloren e rregullojnë zbatimin e statutit”. Sipas burimeve te “Presheva Jonë” statusi i UEFA-s ka pasuar disa ndryshime, ku deri tash kishte për “barrierë” që si kusht të jetë “çdo vend para se të jetë anëtar i UEFA-s, së pari të jetë anëtar i OKB-së”.

Pra, tash tutje kjo nuk qëndron, çka zgjedhja e një vendi për anëtarësim në UEFA, ne këtë rast të Kosovës bëhet nga vendet anëtare të UEFA-s respektivisht nga Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate evropiane te futbollit me seli në Nyon të Zvicrës, shkruan Nefail Maliqi, gazetari i agjencisë e lajmeve “Presheva jonë” nga selia e UEFA-s duke u referuar një bisede me një zyrtar të UEFA-s. Siç dihet Maliqi është i vetmi gazetar shqiptar i cili këto vitet e fundit përcjell konferencat dhe aktivitet e dy shtëpive ndërkombëtare UEFA (Nyon) dhe FIFA (Zurich).

Serbia sikur ne rastin e UNESCO-s ka nisur kaher fushatën me pare e pa pare kundër anëtarësimit të Kosovës ne UEFA. T’ju përkujtojmë se Kosova shpalli pavarësinë e saj me 17 shkurt të vitit 2008 dhe qe nga atëherë Kosovën e kanë njohur 112 vende botërore nga 193 shtete tjera anëtare të OKB-së.

“Po, jam optimist se Kosova do të pranohet ne UEFA e me pas ne FIFA . Por ishalla nuk na përsëritet UNESCO-s në Paris, sepse me duken disa deklarata të ngutura dhe euforike në Prishtinë, tamam, sikur me rastin e UNESCO-s ku me pas u kthyem nga Parisi me duar n’xhepa. Pra, besoj se nuk do të na përsëritet ajo ditë zeza meqë është punuar mjaft ne këtë drejtim këto vitet e fundit ” ka deklaruar gazetari shqiptar nga selia e UEFA/FIFA-s./“Presheva Jonë”/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat