Besa eliminoi Prishtinën

Sporti

Besa eliminoi Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:36

Në finalen e meshkujve do të ballafaqohen Besa Famiglia nga Peja dhe Kastrioti i Ferizajt, ndërsa në atë të femrave Prishtina me Kastriotin e Ferizajt. Finalja e femrave luhet nesër në orën 14.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa ajo e meshkujve në orën 16.45.

Faktikisht, dita e enjte ka qenë arenë e ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në hendboll në të dyja konkurrencat, por mjerisht janë përcjell nga një numër i vogël i shikuesve. Besa Famiglia triumfoi me rezultat 34:28 (18:16) ndaj Prishtinës.

Kastriot Shala dhe Drilon Tahirukaj kanë qenë më të dalluarit në radhët e Besës, duke realizuar secili nga 9 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat