Daja: Të mendojmë vetëm për ecurinë tonë

Sporti

Daja: Të mendojmë vetëm për ecurinë tonë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:27

Ilir Daja u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Fitorja kundër Bylisit karikon edhe më shumë grupin bardheblu që sipas trajnerit kryeqytetas arriti të fitonte pavarësisht mungesave të rëndësishme dhe terrenit jo shumë të përshtatshëm. Më pas ai lavdëroi edhe dy lojtarët e akademisë, Halili dhe Peçi, duke theksuar se ata u shfaqën në nivelin e titullarëve.

“Halili dhe Peçi zhvilluan një ndeshje pozitive. Ata luajtën si të gjithë titullarët edhe pse u futën në fushë gjatë pjesës së dytë”.

Fitorja ndaj Bylisit konfirmon momentin pozitiv të Tiranës, por Daja kërkon që grupi i tij të qëndrojë me këmbë në tokë, duke kërkuar që të mendojë vetëm për takimin e radhës.

“Tani mendojme vetëm për takimin e radhës në Kupën e Shqipërisë. Nuk duhet të mendojmë për takimet e tjera sepse llogaritë bëhen në fund”.

Në krahun tjetër, trajneri boshnjak i Bylisit, Adnan Zildzovic e drejton gishtin e akuzës ndaj repartit të mbrojtjes.

“Asnjëherë nuk jam i kënaqur kur humbas. Tirana e fitoi me fat këtë ndeshje. Humbëm për shkak të dy gabimeve tona por tani duhet të shikojmë përpara. Me Kukësin zhvilluam një ndeshje shumë të dobët, ndërsa me Tërbunin treguam vlerat tona ashtu si edhe me Tiranën që është një prej skuadrave që luan futbollin më të bukur në Shqipëri. Gjithsesi, kemi ende edhe 15 ndeshje deri në fund dhe besoj se Bylisi do të qëndrojë në Kategorinë Superiore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat