Ndihem i turpëruar

Sporti

Ndihem i turpëruar

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:47

Trajneri i Bochum-it, Gertjan Verbeek, nuk është përmbajtur dot, duke akuzuar bashkëkombësin e tij Arjen Robben, për simulimin në takim mes Bochum dhe Bayernit. Bavarezët e fituan takimin me rezultat 3:0, sfidë e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. “Për mua ishte një stimulim i pastër dhe të gjithë jemi dëshmitar. Unë vetë jam holandez dhe ndihem i turpëruar nga veprimi i tij. Sigurisht që pati kontakt, por nuk e besoj se mund të akordohej faull dhe aq më tepër kartoni i kuq. Me 10 lojtarë është e pamundur të fitosh përballë një skuadre si Bayerni”, ka thënë Verbeek. Simunek në minutën e 43-të është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa Bayerni u kualifikua në gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat