Inter, vendi i tretë vendos edhe merkaton

Sporti

Inter, vendi i tretë vendos edhe merkaton

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:51

Nga Ever Banega për të vazhduar me Yaya Toure, Pablo Zabaletan, Roberto Sorianon dhe Pierre Emerick-Aubameyang. Këta janë emrat për merkaton e ardhshme të Interit edhe pse gjithcka do të varet nga kualifikimi i skuadrës zikaltër në Uefa Champions League. Nëse Interi e arrin një objektiv të tillë duke u pozicionuar në vendin e tretë në kampionat, drejtuesit zikaltër pritet ti vendosin në dispozicion trajnerit Roberto Mancini të tjerë futbollistë cilësorë. Por nëse kjo nuk arrihet atëherë edhe merkatoja e klubit milanez mund të mbetet e bllokuar. I sigurtë është afrimi me parametër zero i argjentinasit Ever Banega i cili është në skadencë kontrate me Sevillan. 27-vjecari i ka thënë tashmë po Interit dhe përfshirja në bisedime e Manchester United gjatë orëve të fundit nuk e shqetëson shumë klubin italian. Por Banega nuk pritet të jetë përforcimi i vetëm për mesfushën, pasi me Felipe Melon që po qëndron me valixhe në duar dhe Brozovic që mund të transferohet në Premier League, Interi është gati të nisë sërish bisedimet me Yaya Toure-në. Marrja e drejtimit të Manchester City-it nga Pep Guardiola mund ti hapë dyert e largimit mesfushorit nga Bregu i Fildishtë i cili pëlqëhet shumë nga Mancini. Megjithatë për Toure-në interesohen edhe disa klube nga Major League Soccer dhe kampionati kinez. Te Manchester City ndërkohë luan një tjetër futbollist që trajneri i Interit do të dëshironte ta kishte në skuarën e tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas Pablo Zabaleta, ndërkohë Interi po ndjek me vëmendje edhe Martin Caceres që është në skadencë kontrate me Juventusin. Përsa i përket Roberto Sorianos është arritur një paramarrveshje mes Interit dhe Sampdorias që lojtari te transferohet te zikaltërit në verë për 15 milionë Euro, por pa kualifikimin në Champions edhe ky operacion merkatoje mundë të dështojë. Ndërkohë nëse klubi zikaltër vendosë të shesë Mauro Icardin për një shumë që varion nga 35 deri në 40 milionë Euro, drejtuesit e Interit do të hidhen në sulm për një dëshirë të vjetër si Pierre Emerick Aubameyang. Sulmuesi i Dortmundit ka një vlerë të përafërt në merkato me bomberin argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat