Partizani fiton gjyqin me Splitin për Rrahmanin

Sporti

Partizani fiton gjyqin me Splitin për Rrahmanin

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:35

Partizani ka arritur të fitojë gjyqin me Splitin për ish-mbrojtësin e të kuqve, Amir Rrahmanin.

Klubi kryeqytetas ka kërkuar dëmshpërblimin që i takonte sipas rregullores së FIFA-s që ka lidhje me periudhën e formimit dyvjeçar të Rrahmanit te “demat e kuq”.

Klubi kroat e mori me parametër zero ish-lojtarin e Partizanit, pikërisht në moshën 21-vjeçare.

RNK Split nuk ka pranuar të derdhë dëmshpërblim në arkën e Partizanit, kështu që të kuqtë i janë drejtuar FIFA-s, e cila në përfundim të procesit i ka dhënë të drejtë klubit shqiptar. Në këto kushte Partizani prite të përfitojë rreth 70 mijë euro nga RNK Split.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat