West Hami në minutën e fundit, eliminon Liverpoolin (Video)

Sporti

West Hami në minutën e fundit, eliminon Liverpoolin (Video)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:55

West Ham është kualifikuar për në raundin tjetër të FA Cup, pasi ka arritur që në ndeshjen e kthimit në Upton Park, të mposht Liverpoolin, 2:1, pas vazhdimeve.

Ndeshja e parë në Anfield Road, pati përfunduar 0:0.

Në kohën e rregullt të ndeshjes, të dy skuadrat shënuan nga një gol në të dy pjesët, për të dërguar ndeshjen në vazhdime.

Ener Valencia në minutën e 45’, e kaloi në epërsi West Hamin.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli gjeti barazimin kur Philippe Coutinho me një eurogol, barazoi rezultatin në 1:1.

Në fundin e pjesës së dytë të vazhdimeve, West Ham me anë të mbrojtësit Ogbonna, shënoi golin e dytë, golin e kualifikimit për skuadrën e kroatit Slaven Bilic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat