Parduzi merr timonin e Prishtinës

Sporti

Parduzi merr timonin e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:00

Ish-hendbollisti Arben Parduzi është emëruar kryetrajner i Prishtinës. Pas largimit të Taib Kabashit, Prishtina menjëherë e gjeti pasardhësin e tij. Parduzi tregon arsyet pse e mori timonin e klubit bardhekaltër. “Arsyet veç dihen, ngase jam pjesë e KH Prishtinës që 7 vite, edhe vazhdoj të jem me ta, pasi që kryesia dhe lojtarët e Prishtinës shprehen dëshirë dhe përkrahjen të vazhdoj e të punoj në ekipin e seniorëve. Prishtine siç dihet është në vendin e dytë në tabelë dhe synimet tona janë që të luftojmë për kampion dhe për trofeun e kupës”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat