Gut më e mirë se Rebensburg dhe Vonn

Sporti

Gut më e mirë se Rebensburg dhe Vonn

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 15:14

Lara Gut triumfon në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, e zhvilluar në Qendrën e Skive në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë. Skiatorja zvicerane, Gut, ishte e shkëlqyeshme dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:20.51 minuta. Kjo ishte fitorja e 17-të e saj në Kupën e Botës dhe njëherësh i afrohet lideres së renditjes së përgjithshme, amerikanes, Lindsey Vonn. Gut ishte më e shpejt për 15 qindtat se vendi i dytë, Viktoria Rebensburg dhe 23 qindtat se amerikania Vonn. Skiatorja nga Liehteshtajni Tina Weirather zuri vendin e katërt, por koha e saj ishte e ngadalshme për 71 qindtat se Gut. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vonn prin me 1.060 pikë, pasojnë Gut me 973 pikë, Rebensburg (820). Ndërkaq, në supersllallomin e madh Vonn udhëheq me 360 pikë, që përcillet nga Gut (261) e Cornelia Huetter (215).

Renditja
1. Lara Gut (Zvicra) 1:20.51
2. Viktoria Rebensburg (Gjermania) 0.15
3. Lindsey Vonn (SHBA) 0.23
4. Tina Weirather (Liehteshtajni) 0.71
5. Cornelia Hütter (Austria) 0.92
6. Kajsa Kling (Suedia) 0.96
7. Elisabeth Görgl (Austria) 1.04
8. Nadia Fanchini (Italia) 1.15
9. Federica Brignone (Italia) 1.16
10. Laurenne Ross (SHBA) 1.28

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat