Morata i pari në listën e Mourinhos te Unitedi

Sporti

Morata i pari në listën e Mourinhos te Unitedi

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 10:33

Manchester Unitedi është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Alvaro Morata.

Marca raporton se 23-vjeçari pëlqehet edhe nga Jose Mourinho, prandaj transferimi mund të ndodhë në verë, kur portugezi të marrë drejtimin e Djajve të Kuq.

Ish-trajneri i Real Madridit ishte njeriu që ia siguroi debutimin spanjollit me Los Blancos. Mirëpo, Carlo Ancelotti nuk besoi në cilësitë e tij dhe e shiti te Bianconerët.

Ai ka qenë i shkëlqyer në sezonet e para, mirëpo këtë edicion ka mbetur prapa në përzgjedhjet e Massimiliano Allegrit.

Morata kërkohet edhe nga Liverpooli, ndërsa nuk duhet harruar se Reali e ka opsionin e riblerjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat