Ylli i United e porosit Guardiolën: Te City të pret presioni

Sporti

Ylli i United e porosit Guardiolën: Te City të pret presioni

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 13:34

Ylli i Manchester United, Ander Herrera e ka porositur Pep Guardiolën se nuk do ta ketë të lehtë punën të Manchester City. Mesfushori spanjoll ka thënë se te City Pep do të përballet me presion të madh.

"Historikisht Manchester City ka qenë nën hijen e Manchester United. Me Guardiolën presioni mbi Cityn do të rritet më shumë. Ata janë ekip që bëjnë multi shpenzime dhe kjo gjë përsëri sjellë presion. Tifozët e tyre me Guardiolën do të presin titullin e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve dhe kjo gjë përsëri do të sjellë presion mbi trajnerin. Pep për mua është një fenomen, por ndoshta ka bërë zgjidhjen e gabuar" ka thënë Herrera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat