I tmerrshmi i trukimeve, Dan Tan rikthehet në burg

Sporti

I tmerrshmi i trukimeve, Dan Tan rikthehet në burg

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 07:52

Biznesmeni aziatik Dan Tan, që njihet si truri i një organizate ndërkombëtare që trukon ndeshjet e futbollit në mbarë botën është rikthyer në burg vetëm një javë nga lirimi i tij nga Gjykata e Apelit, pas reagimit të Fifa-s, që u shpreh i zhgënjyer nga lirimi i tij i parakohshëm. Arrestimi i Dan Tan u krye në Singapor, nga policia e këtij vendi, e cila e kishte arrestuar dhe 26 muaj më parë Dan Tanin, me akuzën e trukimit të ndeshjeve. Sipas asaj që raporton gazeta vendase, “Straits Times” policia e Singaporit ka kryer arrestimin me motivacionin për hetim të mëtejshëm për veprimtarinë e tij kriminale.

Dan Tan u arrestua në vitin 2013 dhe drejtori i atëhershëm i Interpolit, Ronald Noble deklaroi se ai ishte truri i bandës më të rrezikshme në trukimin e ndeshjeve të futbollit.

Biznesmeni nga Singapori, akuzohet se ka drejtuar një sindikatë kriminale e cila ka fituar miliona dollarë me anë të fiksimit të rezultatit të ndeshjeve të kampionatit italian dhe jo vetëm Grupi kriminal besohet se përbëhet nga njerëz nga Singapori dhe Ballkanit, të cilët besohet se kanë manipuluar rezultate të kampionatin italian në sezonet 2009-10 dhe 2010-11. Me informacionet e dhëna për policinë vendase, Dan Tan coi në arrestimin e disa personave në Itali dhe Austri, mes të cilëve dhe slloveni Admir Suljic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat