Maqedoni, Duro në krye të ekipit të të huajve

Sporti

Maqedoni, Duro në krye të ekipit të të huajve

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 07:51

Shpëtim Duro është aktualisht një prej trajnerëve më të spikatur të Ligës së Parë maqedonase dhe vlerësimin ndaj tij Federata e këtij vendi e ka shprehur duke i besuar drejtimin e skuadrës së të huajve, që më datë 12 dhjetor do të luajë një ndeshje miqësore me lojtarët më të mirë maqedonas në kampionatin vendas, të cilësuar ndryshe nga mediat e vendit fqinj si Maqedonia B.

Përballë Duros si trajner në këtë ndeshje miqësore, do të jetë Igor Agelovski, që është aktualisht dhe trajner i përfaqësueses së Maqedonisë. Duro do të ketë në skuadrën e tij lojtarët më të mirë të huaj të skuadrave maqedonase, përfshi dhe Azizin, Rech, Junior dhe Vrucina që i ka gjithashtu dhe pjesë të klubit që ai drejton Shkëndija.

Përzgjedhja e Duros si trajner është një vlerësim për punën e tij, aq më tepër që Shkëndija aktualisht renditet në vendin e dytë në kampionatin vendas duke qenë rivalja e vetëm e Vardarit në garën për titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat